LAJMI I FUNDIT:

Faza kur fëmija thotë gjithmonë – jo

Faza kur fëmija thotë gjithmonë – jo

Ekspertët e përcaktojnë si "faza e jo-së". Rreth dy vjeç e gjysmë fëmija i përgjigjet gjithçkaje dhe të gjithëve me një "jo" të thatë, refuzon të bindet, kundërshton të rriturit dhe reagon në mënyrë kryeneçe qoftë dhe me kërkesat më të thjeshta. Një sjellje kjo që mund të irritojë dhe prindin më të duruar.

Shkaqet

• “Jo-ja” përfaqëson një etapë shumë të rëndësishëm në evoluimin psikologjik të çdo fëmije. Duke e shqiptuar, fëmija dëshiron të nënvizojë individualitetin e tij. Ndjen kësisoj nevojë për të konfirmuar autonominë e tij, të dallohet nga të tjerët.


Kjo fazë mund të konsiderohet faza pasaardhëse e fazës së Unit, që zhvillohet rreth moshës dy vjeçare, kur fëmija fillon të flasë për veten, që tregon se tashmë është koshient për identitetin e tij.

• Veçanërisht, fëmija fillon të perceptojë nevojën për t’u shkëputur nga nëna, me të cilën ka qenë shume e lidhur deri në atë moment të jetës së tij. Tani fëmija ka nevojë për një shkëputje të vogël. Kësisoj s’ka përse të duket e çuditshme, nëse jo-të më të shprehura janë ato drejtuar asaj, transmeton Telegrafi.

Si të silleni

• Prindërit duhet të pajisen me dashuri dhe durim. Është e rëndësishme, që t’u shpjegojë fëmijës arsyet e zgjedhjeve të tyre në mënyrë që për fëmijën të jenë sa më të pranueshme. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ata të mos kenë ‘jo’ të prera, duke mos u tronditur kësisoj në vendimet e tyre.

Ajo që është e rëndësishme është fakti se fëmija në pesë vitet e para të jetës ka nevojë për pika referimi të sakta, të cilat i caktojnë atij Iimite, rregulla që e bëjnë atë të kuptojnë se deri ku mund të shkojë.

• Prindërit duhet të kufizojnë sa më shumë “jo”-të e fëmijës kundra urdhrave të dhëna. P.sh. në vend që t’i ndaloni fëmijës t’i afrohet shkallëve, dritareve, sobës, duhet në radhë të parë të rioganizoni apriori hapësirën e shtëpisë, duke i lejuar kësisoj fëmijës të shëtisë lirshëm nëpër shtëpi, pa i thënë vazhdimisht “kujdes, mos, jo aty” e të tjera si këto. /Telegrafi/