LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Limaj pritet të jetë zëvendëskryeministër

Fatmir Limaj pritet të jetë zëvendëskryeministër

Marrëveshja e koalicionit parazgjedhor në mes të PDK-AAK-NISMA, saktëson se pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit, Fatmir Limaj pritet të jetë zëvendëskryeministër ndërkaq Ramush Haradinaj kryeministër.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari më i ri i Nisma për Kosovën, ish-gazetari Milaim Zeka sot gjatë zyrtarizimit të kalimit të tij në këtë parti. Zeka ka thënë se anëtarësimi i tij në Nisma për Kosovën, nuk do ta ndryshojë atë, transmeton Telegrafi.


“Kur kam vendosur të vij tek Nisma i kam pyetur se a më lejoni që unë me qenë ai Milaimi i cili kam qenë deri sot, kritik. Do isha i lumtur nëse nesër në kuvend do të ngritsha dhe t’i bëjë kritikat më të ashpra kryeministrit të ardhshëm Ramush Haradinaj, t’i bëjë kritikat e ashpra edhe ndaj zëvendëskryeministrit të ardhshëm, Fatmir Limajt, pasi që kështu thuhet në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-AAK-NISMA”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se ka hyrë në politikë që t’i ndihmoj këtij populli, e në radhë të parë gazetarëve./Telegrafi/