LAJMI I FUNDIT:

Fassone: Belotti, Morata ose Aubameyang

Fassone: Belotti, Morata ose Aubameyang

Drejtori i përgjithshëm, Marco Fassone, i ka bërë të ditur edhe një herë të gjithëve se tregu i transferimeve për ta nuk ka përfunduar.

Deri më tani klubi nga Milano ka shpenzuar 211 milionë euro dhe Lucas Biglia do të jetë transferimi i ardhshëm, por jo i vetmi.

Italiani foli edhe për transferimin e Leonardo Bonuccit që në fillim dukej i pamundur.

“Ishte një ide e çmendur dhe nuk donim as të provonim, por Vincenzo Montella na tha të vazhdojmë të provojmë”, ka thënë Fassone për Mediaset Premium.

“Ishte e rëndësishme të shikojmë se lojtarët e Ligës së Kampionëve dëshirojnë të na bashkohen. Ardhja e Bonuccit është sinjal për të ardhmen. Leo është luftëtar dhe lider”.

“Shumë emra janë përmendur, gjithë sulmues të mëdhenj. Do ishte mirë të kemi një nga Belotti, Morata ose Aubameyang. Jemi duke menduar të bëjmë diçka për këtë pozitë”, ka thënë Fassone. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori