0Shares

Më 26 gusht, Conor McGregor do të jetë jashtë tetëkëndëshit, pasi do të hyjë në një ring boksi për t’u ndeshur me boksierin e pamposhtur, Floyd Mayweather, në një duel multimilionësh në Las Vegas të Nevadas.

Ky do të jetë meçi më i madh ku do të duelojnë sportistë nga artet e ndryshme luftarake – gjegjësisht një aplikues i arteve të përziera marciale (MMA) me një kampion boksi.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Boksierët dhe aplikuesit e arteve të përziera marciale janë ndeshur edhe në të kaluarën.

Mayweather dhe McGregor do të ndeshen, por sa kushtojnë biletat e këtij super-meçi? Mayweather dhe McGregor do të ndeshen, por sa kushtojnë biletat e këtij super-meçi?

Telegrafi jua sjell më poshtë disa prej tyre. Por, duhet theksuar se dueli ndërmjet McGregor dhe Mayweather do të zhvillohet me rregulla të boksit, derisa meçet e kaluara kanë qenë me rregulla të MMA.

Royce Gracie dhe Art Jimmerson – 12 nëntor 1993

Boksieri amerikan i peshave të lehta, Art Jimmerson, hyri në një turne UFC. Ai hyri në tetëkëndësh me një dorëz boksi në dorën e tij të majtë, ndërsa në të djathtën nuk mbante dorëz. Në atë duel, Jimmerson u mposht nga aplikuesi i ‘jiu jitsu’ braziliane, Royce Gracie.

Ray Mercer dhe Tim Sylvia – 13 qershor 2009

Kur Ray Mercer dhe Tim Sylvia u morrin vesh të duelonin në vitin 2009, u besua se ishte një meç boksi ndërmjet dy veteranëve – Mercer ishte një ish-kampion boksi në kategorinë e peshave të rënda, derisa Sylvia ishte kampion i UFC në peshat e rënda. Mirëpo, Komisionin atletik i Neë Jerseyt vendosi ta ricaktonte si një duel MMA. Mercer boksi dhe meçi nuk zgjati shumë. Ai e nokautoi Sylvian pas nëntë sekondash.

Randy Couture dhe James Toney – 28 gusht 2010

Ish-kampioni i botës, James ‘Lights Out’ Toney është ndër emrat më të mëdhenj nga bota e boksit që u ndesh me një yll të MMA, ndërsa meçi u zhvillua në kafaz dhe jo në ring boksi. Randy ‘The Natural’ Couture kishte qenë kampion i UFC edhe në pesha të rënda dhe në pesha të lehta. Couture e mposhti boksierin Toney pas tri minutash e 19 sekondash nën rregullat e UFC. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)