LAJMI I FUNDIT:

Familja që telefonoi 2,077 herë ambulancën brenda vitit

Familja që telefonoi 2,077 herë ambulancën brenda vitit

Një adresë në Sheffield, South Yorkshire në Britani, ka telefonuar plot 2077 herë ambulancën, por vetëm 5 herë ka shkuar në spital për të marrë mjekim

Shifrat janë publikuar nga Freedom of Information Act, ku rezulton se telefonatat që janë bërë brenda vitit 2016 i kanë kushtuar shtetit rreth 20 milionë paund. Por, nga këto telefonata vetëm një pjesë e tyre kanë qenë emergjente, ndërsa pjesa tjetër nuk ka pasur nevojë për t’u transportuar në spital.


Në Portsmouth një tjetër zonë me numrin më të lartë të telefonatave të përsëritura, ambulanca u thirr nga një shtëpi 1714 herë, dhe pacienti u transportua në spital vetëm një herë.

Telefonatat më të shumta bëhen pas orës 5 ose 6 të pasdites dhe kjo sipas Jason Scott, një bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Shëndetit në Newcastle University, i cili është duke studiuar problemin e telefonatave të shpeshta, thotë se, njerëzit përdorin shërbimin e ambulancës si të vetmen mundësi. Pjesa më e madhe e telefonatave vinë nga njerëzit që kanë probleme men