LAJMI I FUNDIT:

Familja Bojku bëhet me shtëpi të re (Video)

Familja Bojku bëhet me shtëpi të re (Video)

Me iniciativën e dy të rinjve vushtrrias, Mek Selacit dhe Alban Muliqit, donatorët brenda dhe jashtë vendit kanë dhënë donacione për ndërtimin e shtëpisë për familjen Bojku në Dërvar të Vushtrrisë, e cila jetonte në një shtëpi të braktisur pothuajse gërmadhë dhe në kushte të rënda ekonomike.

Shtëpia e re është mobiluar në tërësi duke përfshirë të gjitha orenditë e reja të dhomave, aparaturën e kuzhinës…


“Pothuajse për një javë janë grumbulluar mjetet. Kurse pa u bërë tre muaj që nga raportimi për gjendjen e familjes është kryer edhe ndërtimi i shtëpisë. Në emrin tim si dhe të Albanit (Muliqi) si iniciator i falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për të zgjidhur problemin për banim të kësaj familjeje”, ka thënë Selaci, raporton Zëri.info.

Përveç shtëpisë së ndërtuar që nga themelet, është ndërtuar dhe një stallë (ahur) për bagëtinë e familjes. Po ashtu është hapur edhe një bunar në thellësi prej 12 metrash.

Selaci ka thënë se shtëpia është lidhur po ashtu dhe me një hidrofor që do ta furnizoj familjen 24 orë me ujë.

“Punë e dorës është kryer pothuajse pa pagesë 90 për qind”, ka konfirmuar Selaci, duke bërë të ditur se për këtë është punuar dhe një video në YouTube ku përmenden të gjithë donatorët përderisa ai thotë se raportin financiar me të gjitha shpenzimet do t’i dorëzohet familjes për transparencë.

“Për donacionet si fizike, mjete financiare dhe pune dorë, të interesuarit mund të marrin tek familja Bojku”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori