LAJMI I FUNDIT:

Falcao: Dua të qëndroj te Atletico

Falcao: Dua të qëndroj te Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, ka thënë se ai është i kënaqur me momentin e tij te klubi spanjoll dhe se nuk do të largohet në janar për të kaluar te Chelsea.

“Te Atletico Madridi unë kam një kontratë për më shumë se tri vite dhe unë tani nuk dua të mendoj për të ardhmen. Ne po luftojmë për gjëra të rëndësishme të cilat janë në dorën tonë. Nuk do të humbas përqëndrimin për asgjë në botë”.

“Unë tentoj të jetoj në realitet, sepse e di se në futboll duhet të dëshmoni veten secilën ditë dhe kjo mund të ndryshojë”, ka thënë Falcao.