LAJMI I FUNDIT:

Falcao: Dua suksese më Atleticon

Falcao: Dua suksese më Atleticon

Radamel Falcao ka përsëritur përkushtimin për klubin e tij Atletico Madrid, me të cilin beson se mund të fitojë më shumë trofe.

Sulmuesi kolumbian është njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë, nga klube të tilla, si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea, por ai thotë se është duke menduar vetëm për klubin aktual.

“Kam edhe tre vite në kontratën me klubin tim dhe jam i lumtur dhe i plotësuar”.


“E kemi të qartë se çfarë duam – që është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por nëse mund të luftojmë për titull, atëherë edhe më mirë”, u ka thënë 26-vjeçari gazetarëve. /Telegrafi/