LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit fiton turneun ‘Burim Hatipi 2016’

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit fiton turneun ‘Burim Hatipi 2016’

Fitues i turneut memorial “Burim Hatipi 2016”, është ekipi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Në finale skuadra e udhëhequr nga dekani Musa Selimi, mposhti ekipin e parë të gazetarëve me rezultat 3:0, me dy gola të Besim Ademit dhe një të Muhamet Ahmetit.

Sivjet në këtë turne morën pjesë 6 ekipe, FC Prishtina veteranët, Komiteti Olimpik i Kosovës KOK, Fakulteti i Gazetarisë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit dhe dy skuadra të gazetarëve sportiv. Në ndeshjen hapëse ekipi i parë i gazetarëve eliminoi Fakultetin e Gazetarisë me rezultat 5-0.

Shorti e qoi fituesin e këtij dueli direkt në finale. Prishtina u eliminua në rrethin e parë, pasi humbi 6-2 nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit. Shpejtë u eliminua edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në rrethin e parë, duke pësuar disfatë nga ekipi i dytë i gazetarëve 7-2. Në gjysmëfinale u ballafaquan Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit kundër ekipit Gazetarët 2. Përfaqësuesit e UP-së, siguruan finalen duke fituar me rezultat 3-1, pas një ndeshje shumë të luftuar, ndërsa në finale mposhtën edhe ekipi e parë ta gazetarëve.

Ekipi i gazetarëve

Komisioni i përbërë nga Abaz Kosumi dhe Xhavit Kajtazi zgjodhën dekanin e FEFS-së, Musa Selimi futbollistin më të mirë të turneut. Fanellën me nr.8 të cilën e ka mbajtur i ndjeri Burim Hatipi, i biri Vërshimi, ia dorëzoi Selimit. Ndërsa kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli në fund dorëzoi edhe trofeun për fituesin e këtij turneu, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Këtë edicion në total u shënuan 29 gola, me 16 realizatorë të ndryshëm. Më së shumti gola pati futbollisti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Besim Ademi, pesë gola.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori