Fakultetet në Ballkanin Perëndimor do t’i azhurnojnë programet mësimore për të dhënat hapësinore. Modernizimi i programeve mësimore do të mundësojë që kuadri i ardhshëm studentor të jetë në vijim me rrjedhat evropiane në gjeodezi dhe zbatimi i informatikës në të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup, pjesëmarrësit në projektin për zhvillimin e arsimit akademik në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe trajnimeve të qëndrueshme profesionale për infrastrukturën e të dhënave hapësinore – BESTSDI, që zbatohet me financa të Bashkimit Evropian.
Janë përfshirë 15 institucione të arsimit sipëror nga gjeodezia, gjeoinformatika dhe infrastruktura e të dhënave hapësinore nga Maqedonia., Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, si dhe universitete nga Belgjika, Gjermania dhe Suedia. Nga Maqedonia në aktivitetet janë kyçur Fakulteti ndërtimor pranë Universitetit Shën Cirili e Metodi Shkup, dhe Agjencia për kadastër të patunshmërive, si partner shoqërues, njofton AIM.
Sipas Zhelko Baçiq, profesor në Fakultetin e Gjeodezisë në Zagreb, qëllimi është që të gjitha fakultete t’i azhurnojnë programet e tyre në fushën e infrastrukturës të të dhënave hapësinore. Pakoja me plane mësimore që do të përgatitet do të jetë publikisht i kapshëm në të gjitha universitetet dhe në rajonin më gjerë.
Reformat në Kadastrën e Maqedonisë, i cili është partner shoqërues në projekt dhe transmeton përvoja, sipas Baçiqit, janë të renditura lart.
Në fakultetet në Maqedoni akoma nuk ka lëndë për infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore, ndërsa si sfidë theksohet edhe deficiti nga kuadri gjeodet.
Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski theksoi se Kadastra në kuadër të mundësive dhe autorizimeve ligjore është e gatshme për ndërtim të kapaciteteve akademike për infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore.
Projekti BESTSDI, që filloi tetorin e vitit të kaluar do të zgjat tre vjet, Për realizimin e tij janë parashikuar një milion euro. Paraqet plotësim të projekteve rajonale INSPIRATON dhe IMPULS, në të cilin janë të përfshirë agjencitë për kadastër dhe gjeodezi të vendeve nga Ballkani Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: OBRM-PDUKM po bën koalicion me parti proruse dhe antishqiptare
Aksion në orët e hershme të mëngjesit në Podujevë – arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi