LAJMI I FUNDIT:

Fakte të çuditshme për organizmin, të cilat ndoshta nuk i keni ditur

Fakte të çuditshme për organizmin, të cilat ndoshta nuk i keni ditur

Ua prezantojmë vetëm disa prej shumë fakteve të pabesueshme për organizmin tonë, e veçanërisht për ato pjesë që kanë të bëjnë me ushqimin dhe tretjen.

1. Pëlqimi i një ushqimi të caktuar paraqitet shumë herët. Gjurmët e ushqimeve, të cilat i hanë shtatzënat ose nënat që ushqejnë foshnjat me gji, gjenden në lëngun e frytit ose në qumështin e nënës. Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë ngrënë, për shembull, hudhër ose brokoli, do t’i pranojnë më lehtë ato lloje të ushqimeve sesa fëmijët e tjerë.

2. Me gjithë mendimin e popullarizuar, aroma e ushqimit nuk shkakton drejtpërdrejt rritjen e lëngut të gojës. Bëhet fjalë në të vërtetë për faktin që aroma ju nxit që të mendoni për ushqim, ndërsa ai mendim e sjell rritjen.

3. Enzimat që gjenden në detergjente për larje të rrobave janë të njëjta me ato të cilat organizmi ynë i përdor për tretje të ushqimit. Kështu detergjentet në fakt janë sistem për tretje në kuti.

4. Shpejtësia me të cilën lëviz ushqimi nëpër ezofag është 0.35 km/h, që është pothuajse e barabartë me shpejtësinë me të cilën lëvizin breshkat.

5. Kur ju skuqet fytyra, ju skuqet edhe mukoza e lukthit.

6. E pyetni veten pse enzimat e lukthit nuk e tretin edhe vetë lukthin? Në fakt ato vazhdimisht e tretin atë. Për këtë arsye lukthi edhe e ka zhvilluar një sistem shumë efikas të rigjenerimit. Kështu çdo disa ditë keni një mukozë krejtësisht të re të lukthit.

7. Fryrja e barkut te njerëzit e arrin kulmin dy herë gjatë ditës, pesë orë pas drekës dhe pesë orë pas darkës.

8. Gazrat te femrat kanë përqindje më të lartë të hidrogjen-sulfitit sesa gazrat e meshkujve. Si pasojë e kësaj, gazrat e femrave kanë edhe erë më të pakëndshme sesa gazrat e meshkujve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori