Pranimi i fajësisë për krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, nga ana e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë jugosllave, gjeneralit Dragoljub Ojdanic, nga aktivistët për të drejtat e njeriut interpretohet se mund të shihet nga dy prizma.
E para, Ojdanici, me pranimin e fajësisë, besohet se ka dashur që të zbusë dënimin e tij të shqiptuar nga ana e Tribunalit të Hagës. Kurse, efekti i dytë dhe më i rëndësishmi është ai i pranimit të fajësisë për krimet e kryera mbi civilët shqiptarë në Kosovë nga aparatura shtetërore ushtarake serbe gjatë konfliktit të vitit 1999.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, Behxhet Shala, thotë për Radio Evropa e Lirë se Ojdanici, në kohën kur është arrestuar, nuk kishte pranuar asnjë fajësi. Kurse tani, kur kishte kaluar dy të tretat e dënimit, ai ka vlerësuar se ka gjasa që të zbusë dënimin e tij, andaj edhe ka pranuar fajësinë.
Sidoqoftë, Shala mendon se pranimi i fajësisë ka dëshmuar se krimet e kryera mbi popullatën civile, përndjekjet dhe shkatërrimet, ishin të dirigjuara dhe udhëhequra nga aparatura shtetërore dhe ushtria serbe.
“Unë e them që nuk është i sinqertë, se është më shumë një hap për përfitimin apo blerjen e lirisë. Megjithatë, për herë të parë nga goja e një ushtaraku shumë të lartë serb, po pranohet që shqiptarët janë vrarë nga ushtria, janë dëbuar nga ushtria, e mbrapa ushtrisë serbe ka qëndruar shteti serb. Do të thotë, ky është një argument i cili mund të përdoret vazhdimisht në të ardhmen dhe kjo është ajo pozitivja që ka ndodhur”, thotë Shala. “Ky është një hap i madh drejt pranimit të fajësisë nga vetë ata të cilët kanë kryer krimet, kanë dëbuar shqiptarët dhe të gjithë kanë përfaqësuar interesin e shtetit serb”.
Ish-drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandic, thotë për REL se pranimi i fajit është me rëndësi, pa marrë parasysh se kjo mund të lidhet me të drejtën e Ojdanicit që pas dy të tretave të kohës së vuajtjes së dënimit, të kërkojë lirimin me kusht.
Sidoqoftë, edhe Kandic beson se pranimi i fajësisë nga ana e gjeneralit Ojdaniq, i cili së shpejti mbush 72 vjet, dëshmon se në Kosovë janë kryer krime të tmerrshme.
“Megjithatë, vështirë mund të pritet që qeveria aktuale në Serbi ta shfrytëzojë pranimin e fajësisë nga gjenerali Ojdanic, që të tregojë se në Kosovë kanë ndodhur krime, se atje kanë ndodhur vrasje të tmerrshme, vuajtje, djegie dhe plaçkitje”, thekson Kandiq. “Krimet masive kundër shqiptarëve kanë filluar para konfliktit, kurse gjatë bombardimeve të NATO-s, ato ishin intensifikuar. Fondi për të Drejtën Humanitare ka evidentuar mbi 13 mijë viktima dhe të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 deri në fund të vitit 2000, përderisa në Serbi në shumë lokacione janë zbuluar varreza masive ku ishin varrosur mbetjet e të vrarëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel