LAJMI I FUNDIT:

Facebooku e dinte për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, por qëllimisht nuk i ka larguar

Facebooku e dinte për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, por qëllimisht nuk i ka larguar

Gjatë fushatës presidenciale në SHBA në Facebook janë shpërndarë shumë lajme të rrejshme që janë marrë nga faqet e ndryshme të teorive të komplotit. Individë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës kanë publikuar lajme me tituj dramatikë dhe sensacionalë që të tërheqin sa më shumë lexues dhe të rritet numri i pëlqimeve.

Informacionet e pavërteta janë problem i vjetër në rrjetet sociale, por pas fushatës presidenciale në SHBA, filluan kritikat e mëdha ndaj Facebookut.

Portalet kanë pasur emra që iu përshtateshin publikut amerikan, si US Conservative Today apo World Politics US, që mbështetnin Donald Trumpin dhe kritikonin Hillary Clintonin. Faqet e tilla ishin të rregulluara si portalet klasike me lajme dhe dukeshin si burime legjitime të lajmit, por lexuesit e tyre nuk arrinin direkt në portal, por ata krijonin lexues kryesisht me anë të Facebookut.

Qëllimi i tyre ishte që të përfitonin sa më shumë para, kurse njëkohësisht e paguanin Facebookun që lajmet e tyre të arrinin te sa më shumë lexues, të cilët pastaj vazhdonin duke i shpërndarë dhe duke ua rekomanduar miqve të tyre.

Një nga lajmet e rrejshme që u bë hit
Një nga lajmet e rrejshme që u bë hit

Facebooku nuk i dallon mediat serioze nga mijëra faqe me lajme të rrejshme. Artikujt e shkruar nga gazetarët profesionistë, ku faktet janë të konfirmuara dhe që i janë nënshtruar seleksionimit redaktues, për Facebookun kanë të njëjtën vlerë me artikujt që burojnë nga imagjinata e dikujt që thjesht dëshiron të përfitojë para.

Në vitet e fundit, rrjetet sociale janë ndër burimet kryesore të lajmit, ndërsa njerëzit nuk i konsiderojnë burime të sigurta të lajmit mediat tradicionale. Prandaj, edhe pse vetëm dy gazeta të shtypura në SHBA (nga 100 sosh) e mbështetën Trumpin, ai doli fitues. Dhe për këtë ndikim të madh kanë pasur rrjetet sociale.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë se kompania e tij është duke u angazhuar që të rregullojë çështjen e lajmeve ‘të verifikuara’ dhe ‘të paverifikuara’, përmes një algoritmi që do të bëjë përzgjedhjen e tyre.

Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta
Lexo po ashtu Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta

Ai i ka hedhur poshtë akuzat që e konsiderojnë Facebookun fajtor për fitoren e Trumpit dhe Brexitin duke thënë se vetëm një numër shumë i vogël i përmbajtjes (1 për qind) në rrjetin më të madh social janë të pavërteta. “Prandaj, është pak e besueshme që mashtrimet kanë ndikuar në zgjedhje, në cilëndo formë”, ka thënë Zuckerberg.

Zuckerberg thotë se mashtrimet janë të pakta dhe kanë mundur të ndodhin nga të dyja anët
Zuckerberg thotë se mashtrimet janë të pakta dhe kanë mundur të ndodhin nga të dyja anët

Megjithatë, pos fjalëve, kompania nuk ka publikuar kurrfarë shifrash që i mbështesin pohimet e tij. Ndërkohë, faqet e ndryshme që prodhojnë lajme të rrejshme e që i shpërndajnë me anë të Facebookut, vazhdojnë të përfitojnë para.

Burime brenda Facebookut thonë se Zuckerbergu ka qenë i vetëdijshëm për sasinë e lajmeve të rrejshme, por kompania qëllimisht ka vendosur ta injorojë problemin.

Programuesit i kanë njoftuar shefat e tyre në fillim të këtij viti se duhet të bëjnë ndryshime për t’i eliminuar lajmet e rrejshme, megjithatë drejtorët kishin vendosur që t’i anulojnë ndryshimet e planifikuara, sepse kanë pasur frikë se do të akuzohen se po i ndihmojnë demokratët.

Lajmet e pavërteta shpërndahen edhe me anë të Google
Lajmet e pavërteta shpërndahen edhe me anë të Google

Edhe pse nuk e kanë pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për ndikimin e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Google dhe Facebook kanë premtuar se do të marrin masa për të ndaluar shpërndarjen e lajmeve të pavërteta. Google do t’ua ndalojë shfrytëzimin e AdSense-ve faqeve të tilla dhe duke ua ndaluar të hyrat, ato nuk mund të ekzistojnë.

Katër studentë për 36 orë gjejnë zgjidhjen për lajmet e pavërteta në Facebook
Lexo po ashtu Katër studentë për 36 orë gjejnë zgjidhjen për lajmet e pavërteta në Facebook

Facebooku, nga ana tjetër, akoma heziton që t’i largojë linqet e faqeve të tilla që shpërndahen në këtë rrjet social. Ndërsa pritet të shihet se çfarë hapash do të ndërmarrë në të ardhmen për pengimin e këtij fenomeni.

Lajmet e pavërteta thuhet se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale
Lajmet e pavërteta thuhet se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

Ndryshe, në tre muajt e fundit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, 20 lajmet e rrejshme me rezultate më të mira kanë pasur 8.7 milionë shpërndarje, reagime dhe komente në Facebook.

Nga 20 lajmet e pavërteta më të suksesshme, 17 ishin ose pro Trumpit ose kundër Clintonit. Dy nga më të mëdhatë ishin kinse Papa e ka mbështetur Trumpin dhe se Clinton i ka shitur armë ISIS-it. /Telegrafi/

Lidhja e Hillary Clinton me ISIS, ishte ndër lajmet e rrejshme më të shpërndara
Lidhja e Hillary Clinton me ISIS, ishte ndër lajmet e rrejshme më të shpërndara

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori