LAJMI I FUNDIT:

Facebook teston asistentin digjital M për shërbimin e Messenger

Facebook teston asistentin digjital M për shërbimin e Messenger

Sot, Facebook është duke e testuar asistentin e tyre virtual ‘M’ në SHBA, tipar ky që bën sugjerime të hapave të ndryshëm bazuar në përmbajtjen e bisedës në aplikacionin Messenger.

Tipari në testim mund të sugjerojë gjëra si dërgimin e lokacionit pasi dikush të pyet ‘ku je?’ ose të ofroj disa sticker-a si përgjigje ndaj një mesazhi.


“M mund të sugjeroj vendime të caktuara në kohën e duhur,” ka deklaruar drejtori i Messenger, David Marcus për BuzzFeed.

Asistenti i Facebook mund të vijë si pasojë e konkurrencës, pasi që Google së fundmi ka shtuar asistentin e tyre në aplikacionin e mesazheve Google Allo i cili mund të propozoj përgjigje duke u bazuar në përmbajtjen e bisedës përmes tiparit ‘Smart Replies’.

Megjithatë, Facebook duhet të përfshijë shumë mund dhe burime për të krijuar këshillime bazike. Kompania duhet të krijojë një asistent që jep këshilla korrekte dhe jo të mërzitshme dhe thelbësisht duhet të kuptoj drejtimin e bisedave.

Sipas Marcus, M së pari do të dal si version testues tek një grup i caktuar i përdoruesve dhe më pas, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, mund të lansohet për publik.