LAJMI I FUNDIT:

Facebook sjell dizajnin e ri

Facebook sjell dizajnin e ri

Facebook vazhdimisht ndryshon përmbajtjen që tregon në News Feed të faqes, por sot rrjeti social ka njoftuar një lloj tjetër ndryshimi që vjen – një ri-dizajn. Nuk do të jetë një largim radikal nga ajo që News Feed duket për momentin.

Të gjitha këto vlejnë për aplikacionin e Facebook-ut për Android, meqë të gjitha screenshotet e kompanisë që janë parë online janë nga ajo platformë. Dizajni i njëjtë ka të ngjarë të shkojë drejt iOS-it, por nuk ka të dhëna nëse (ose kur) News Feed do të duket në këtë mënyrë në desktopin tuaj. Në celular, pritet që këto ndryshime të shfaqen në javët e ardhshme.

Së pari, ikonat janë përditësuar  së bashku me butonat Like, Comment dhe Share, të cilat tani janë më të mëdha dhe më të lehta për t’u prekur. Fotografitë e profilit janë të rrumbullakëta dhe jo në katrorë, derisa pamjet e linqeve janë bërë më të mëdha. Ekziston edhe një kontrast i ngjyrosur me ngjyra, duke e bërë tipografinë më të lexueshme.

Përveç kësaj, ka një buton më të shquar (por ende të tepërt në Android) Back në pjesën e sipërme të majtë kur është e nevojshme të mund të kthehesh shpejt në News Feed.