LAJMI I FUNDIT:

Facebook ndryshon rregullat për video

Facebook ndryshon rregullat për video

Shikuesit e videove në Facebook nuk do ta kenë më mundësinë për t’u ndërlidhur me ueb faqe tjera, përmes linqeve.

Shumë ueb faqe, krijonin versione të shkurtra të videove dhe më pas nëse përdoruesit dëshironin që ta shikonin versionin e plotë, shpërndanin linkun i cili i lidhte direkt me sajtet e tyre.


Ky ndryshim ishte bërë herët këtë muaj, pa ndonjë paralajmërim, ka njoftuar BBC, raporton KosovaPress.

Ekspertët janë shprehur se Facebook dëshiron që t’i shpërndajë vetë informacionet në vend se t’i shpie ata diku tjetër.