LAJMI I FUNDIT:

Fabregas, prioriteti kryesor i Milanit

Fabregas, prioriteti kryesor i Milanit

Mediat italiane raportojnë se gjigantët italianë, AC Milan, e kanë bërë mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas, prioritetin e tyre të parë të transferimeve për këtë verë.

Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Rossonerët do të “japin gjithçka” për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Barcelonën.


Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e Ghoulamit
Lexo po ashtu Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e Ghoulamit

Kjo pasi drejtuesit e rinj të klubit kuqezi e shohin spanjollin si lojtar që mund “të transformojë dhe të revolucionojë” skuadrën e tyre, përcjell Telegrafi.

Mesfushori 29-vjeçar u transferua në Stamford Bridge nga katalanasit në 2014 dhe ka bërë 125 paraqitje për klubin, duke fituar titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të parë në Londër.

Revolucioni i Milanit fillon me Fabregasin
Lexo po ashtu Revolucioni i Milanit fillon me Fabregasin

Klubi i Milanit ishte kohët e fundit subjekt i një marrjeje të suksesshme kineze dhe mendohet të shpenzojnë shumë në tregun e transferimeve verore dhe Fabregas – i cili ka bërë 110 paraqitje për Spanjën – do të përfaqësonte një nënshkrimin e rëndësishëm.

Tjetër emra që po përfliten në taborin e skuadrës nga San Siro janë edhe Milan Badelj i Fiorentinës dhe Daniele de Rossi i Romës. /Telegrafi/