LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Thomas Neff ka shkuar në një shkollë të mesme në Salsburg të Austrisë, për të demonstruar një eksperiment shkencor, por e ka kuptuar se në klasë ka diçka që nuk shkon.

Eksperti i kimisë, ka sjellë me vete një orë që përmbante sasi të vogël radiumi, si dhe disa gurë të mbyllur që kanë përmbajtje radioaktive dhe ka filluar të tregojë si bëhet matja, transmeton Telegrafi.


Pasi ka aktivizuar instrumentet për regjistrim, shifrat janë ngritur në mënyrë enorme dhe Neff ka menduar se diçka nuk është në rregull.

Meqenëse matësi nuk kthehej në gjendje normale, ai është afruar pranë një rafti ku ndodheshin gurë, minerale dhe fosile.

evakuohen-nxenesit-nje-gure-ne-laborator-doli-te-jete-uranium-aktiv-foto-2

Aty ka ndodhur ‘shpërthimi’ meqenëse numëronte 102 mijë herë për minutë, gati 100 herë më shumë se radiumi që ishte në orën e tij.

Pastaj ai ka dhënë alarmin, duke kërkuar që nxënësit dhe mësimdhënësit të evakuohen, shkaku i gurit masiv që përmbante uranium aktiv.

Nuk dihet për sa kohë ka qenë ky objekt në atë klasë, apo sa ka arritur që të lëshojë materie toksike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori