LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, propozim radikal për shpëtimin e Qipros

Eurozonë, propozim radikal për shpëtimin e Qipros

E përditshmja britanike, Financial Times, raporton se ministrat e financave të Eurozonës, që hapën takimin sot, po diskutojnë një propozim radikal në ndihmën financiare që do të ofrohet për Qipron. Kjo e përditshme, duke ju referuar një dokumenti konfidencial, thotë se aty propozohet që ndihma financiare që shoqërohet me humbje për depozituesit e pa siguruar në bankat e Qipros dhe të ketë humbje edhe në investimet në bonot sovrane të shtetit ishull.

Propozimi për një ndihmë të përbashkët financiare të kreditorëve globalë me investitorët në bono sovrane dhe të depozitorëve, si dhe tkurrja drastike e sektorit bankar të Qipros është një nga tre opsionet që po diskutohet në tavolinën e bisedimeve për ndihmën e plotë financiare. Sipas dokumentit parashikohet që plani të miratohet në muajin mars pasi të kenë përfunduar dhe zgjedhjet presidenciale në Qipro që zhvillohen në fund të shkurtit. Plani nuk ka mbështetjen e autorëve të tij në komisionin europian apo të anëtarëve të tjerë të Eurozonës.

Një shënim që shoqëron këtë propozim thotë se “ai përmban risk të lartë pasi përfshin rizgjimin e frikës për kontaminim të Eurozonës si dhe një kolaps “shtatanik” të sektorit bankar në Qipro.

Në thelb propozimi radikal synon që të prodhojë një zgjidhje për qëndrueshmëri të borxhit qipriot duke ulur me dy të tretat masën e ndihmës financiare për këtë vend nga 16.7 miliardë euro në vetëm 5.5 miliardë euro duke përfshirë këtu shumë depozitues të huaj dhe posedues të bonove sovrane të këtij vendi.

Nëse realizohet në këtë formë borxhi i Qipros do të jetë sa 77 për qind e prodhimit të brendshëm bruto përkundër 140 për qind të totalit të ekonomisë nëse ndihma do jetë në maksimumin e mësipërm. /Telegrafi/