LAJMI I FUNDIT:

Europoli arreston 66 persona pas skandalit të mishit të kalit

Europoli arreston 66 persona pas skandalit të mishit të kalit

Agjencia policore evropiane, Europol, ka bërë të ditur se ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mishin e kalit, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum njerëzor, transmeton Reuters.

Në kuadër të hetimeve, Europol, ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe vetura luksoze, pas një skandali që tronditi vendet evropiane.


Rezultatet e një testimi që ishte kryer në vitin 2013 në Irlandë, tregonin se disa produkte që shiteshin si mish i lopës, kishin 100 për qind përbërje të mishit të kalit.

Policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

Europol, ka thënë se 65 persona janë arrestuar në Spanjë.

I dyshuari kryesor, një qytetar holandez, është arrestuar në Belgjikë.

“Në Spanjë, 65 persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për krime si, abuzim me kafshë, falsifikim i dokumenteve, pastrim parash, dhe pjesëmarrës në organizata kriminale”, është thënë në njoftim. /rel/