LAJMI I FUNDIT:

Eurogrupi 500 miliardë euro për rritje ekonomike

Eurogrupi 500 miliardë euro për rritje ekonomike
-->

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian i dhanë mbështetje unanimisht një plani të zgjeruar për të nxitur investimet e rritjen ekonomike në rajon. Por, nga ana tjetër ata dështuan të premtonin një rritje të fondeve të shteteve anëtare për këtë iniciativë të përbashkët europiane.

Fondi Europian për Investime Strategjike, u njoftua vitin e kaluar me objektivin për të mobilizuar 315 miliardë euro shtesë investime në tre vite. Ky plan përmbys trendin e viteve të kaluara, ku si pasojë e krizës financiare globale shpenzimet u shkurtuan.

Si rrjedhojë e rezultateve të kënaqshme, Komisioni Europian, propozoi në muajin Shtator dyfishimin e këtij kapaciteti si dhe dyfishimin e kohëzgjatjes së programit. Eurogrupi mesa duket është dakordësuar për të miratuar propozimin e krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian.

“Sot ne arritëm një dakordësim të përgjithshëm. Europa po përballet me shumë sfida sot, dhe nxitja e investimeve është një prej këtyre sfidave. Duhet të luajmë pjesën tonë”, deklaroi Peter Kazimit, kreu i presidencës së Bashkimit Europian.

Plani do të zgjatet kështu deri në vitin 2020 dhe nga plani fillestar do të shtohen rreth 200 miliardë euro. Gjithsesi, Parlamenti europian duhet të thotë fjalën e fundit, përpara se ky plan të vihet në jetë. /Telegrafi/