LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i kërkon nga Preteni ta hetojë tenderin e pasaportave

EULEX-i kërkon nga Preteni ta hetojë tenderin e pasaportave

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ka pranuar një kërkesë nga EULEX-i që ta hetojë procedurën e tenderimit të pasaportave elektronike.

Kreu i kësaj agjencie, Hasan Preteni, ka konfirmuar se EULEX-i e ka autorizuar AKK-nwa për këtë çështje.

Ai ka thënë se vazhdimisht bashkëpunojnë me Misionin Evropian për sundimin e ligjit dhe se ky, sipas tij, nuk është rasti i parë, transmeton KTV.


Ndërkohë, pos kësaj, edhe zyrtarët doganorë janë autorizuar që t’i sigurojnë të gjitha dokumentacionet në lidhje me importet që ndërlidheshin me kontratën për pasaporta.

Skandali i pasaportave që rezultoi me ndërprerjen e kontratës me kompaninë austriake dhe me paraburgosjen e shtetases gjermane, Natali Veliaj, vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme.

Velijaj ka deklaruar para prokurorisë se paratë si ryshfet për tenderin ua ka dhënë disa zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, por emrat e tyre nuk janë bërë publik. /Telegrafi/