LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Federata dëshiron të më vrasë

Eto’o: Federata dëshiron të më vrasë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kamerunit, Samuel Eto’o, ka dhënë gjatë ditës së sotme një deklaratë bombastike duke thënë se Federata e Futbollit të Kamerunit dëshiron ta vrasë atë.

"Federata e Kamerunit kërkon të më vrasë. Kjo për shkak se unë jam kundër mënyrës se si njerëzit atje drejtojnë futbollin, duke menduar vetëm për pasurimin vetjak. Në të vërtetë këta persona mendojnë vetëm të mbushin xhepat e tyre”

”Ka disa zotërinj të zhytur në korrupsion, që i lejojnë vetes të udhëtojnë në klasin e parë, të jetojnë në shtëpi të bukura dhe të ngasin makinat më të fundit vetëm falë parave të futbollit që ata pretendojnë se i menaxhojnë në të mirë të këtij sporti", ka thënë Samuel Eto’o./Telegrafi/