LAJMI I FUNDIT:

Estonia dëbon diplomatë rusë

Estonia dëbon diplomatë rusë

Marrëdhëniet në mes Talinit dhe Moskës ka vite që janë të acaruara. Tani Estonia dëboi sërish nga vendi dy diplomatë rusë. Ata akuzohen për spiunazh.

Të akuzuarit janë konsulli i përgjithshëm rus në qytetin lindor Narva, Dmitri Kasenov, dhe konsulli Andrej Surgajev. Në Narva rreth 90 për qind e 60,000 banorëve janë me origjinë ruse.


Estonia dhe Rusia e akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për spiunazh. Vitet e fundit në secilin vend janë dënuar për spiunazh disa të pandehur. Kështu në fillim të muajit maj një gjykatë në Talin dënoi një rus që jeton në Estoni me pesë vjet burg për spiunazh për Shërbimin Sekret të Ushtrisë ruse.

Në fillim të prillit një gjykatë ruse dënoi një burrë me origjinë ruse për spiunazh për Estoninë. Ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet internim nën akuzën se i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Estonisë informacione sekrete për njësitë ushtarake ruse të vendosura në perëndim të Rusisë.

Ngjarja më e çuditshme deri tani ka ndodhur në shtator të vitit 2015, kur Rusia dhe Estonia shkëmbyen në një urë mbi lumin kufitar Piusa spiunë, si gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Rusia liroi oficerin estonian Eston Kohver, i cili qe dënuar me 15 vjet burg. Estonia liroi në këmbim ish-punonjësin estonez të sigurisë Alexej Dresen, i cili ishte duke vuajtur një dënim 16-vjeçar për spiunazh për Rusinë.

Që pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 tri shtetet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia si dhe Polonia janë të shqetësuara për sigurinë e tyre. Për këtë shkak NATO-ja ka stacionuar aktualisht katër batalione me 4000 ushtarë në kufirin lindor të shteteve anëtare. Rusia i kritikoi aktivitetet e NATO-s në kufijtë e saj dhe i sheh ato si kërcënim për sigurinë e saj. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori