LAJMI I FUNDIT:

Është vetëm 15 vjeç dhe vozitet me Ferrari, por ky nuk është i vetmi luks i djalit të manjatit nga Dubai (Video)

Është vetëm 15 vjeç dhe vozitet me Ferrari, por ky nuk është i vetmi luks i djalit të manjatit nga Dubai (Video)

Ai ka vetëm 15 vjet, por kjo nuk e ka penguar këtë adoleshentë që të zgjedh për tu vozitur me një makinë të re sportive.

Dhe kur flasim për një veturë sportive, gjithsesi ndër tjerash na shkon mendja edhe tek firma e njohur Ferrari.


Bëhet fjalë për djaloshin Rashed Belhasa, i cili pasi është 15 vjeç, është në pritje të patentës së shoferit, ai mori shoferin për të vozitur atë me një Ferrari F12 Berlinetta.

Pyetja për të cilën mund të parashikohet edhe përgjigja, origjina e pasurisë së tij vjen nga babai i tij, Ahmed Saif Belhasa, i cili thuhet se është manjat ndërtimi në Dubai.

Pasuria e tij, përcjell Telegrafi, vlerësohet më shumë se dy miliardë dollarë.

Por jeta e djaloshit nuk karakterizohet vetëm me vetura të shtrenjta. Atij i pëlqen edhe të udhëtojë, shoqërohet me muzikantë dhe sportistë të famshëm. /Telegrafi/