LAJMI I FUNDIT:

A është penisi juaj shumë i vogël?

A është penisi juaj shumë i vogël?

Fillimisht, ndaloni së shikuari penisin tuaj nga lart, por mundohuni ta shikoni në këndvështrimin e asaj.

Së dyti, sigurohuni që penisin tuaj ta keni matur mirë, pasi që shumica e meshkujve e nënvlerësojnë madhësinë e penisit të tyre. Këtë e konfirmon edhe një studim i Universitetit të Pittsburgh-ut, ku thotë se 26 për qind e meshkujve e konsiderojnë penisin e tyre me madhësi nën mesatare, ndërsa vetëm 5 për qind e meshkujve e konsiderojnë penisin e tyre me madhësi mbi mesatare.


Matja e penisit duhet të bëhet në disa forma: matja e penisit kur nuk është i erektuar, matja e penisit kur është i erektuar dhe matja e perimetrit së penisit.

Madhësia mesatare e penisit kur nuk është i erektuar, është 8.7 centimetra dhe madhësia mesatare e penisit kur është i erektuar, është  12.7 centimetra; dhe madhësia mesatare e perimetrit të penisit është 13 centimetra.

Pra, nëse penisi juaj ka dimensione të njëjta me të lartcekurat, atëherë keni penis të madhësisë mesatare. /Telegrafi/