LAJMI I FUNDIT:

A është ky fëmija më me fat në botë? Vetëm 3 vjeç e fiton lotarinë

A është ky fëmija më me fat në botë? Vetëm 3 vjeç e fiton lotarinë

Një fëmijë 3-vjeçar e ka nisur jetën me shumë fat, pasi ka fituar një lotari prej një milion dollarë kesh. Kështu ai bëhet fituesi më i ri i çmimit “Bonus Bonds” në histori, në Zelandën e Re.

“Bonus Bonds” mbështetet tek investimet, dhe njerëzit kanë shansin të fitojnë një çmim çdo muaj kundrejt dollarëve që ata vendosin.


Por si e fitoi vogëlushi lotarinë? Prindërit e tij kishin hapur një llogari në emër të 3-vjeçarit në “Bonus Bonds”, që kur kishte lindur dhe kishin vendosur një kredi prej 250 dollarësh.

Familja nga Christchurch në Zelandën e Re, sapo ishte kthyer nga pushimet kur mësuan për fitoren e lotarisë. Ata thonë se djali i tyre ka lindur me fat që në momentin kur ka ardhur në jetë, pikërisht ditën e Krishtlindjes, transmeton shekulli.

Ai ka vetëm 3 vite që ka ardhur në jetë, por që tani pasuria e tij është një milion dollarë.