Për një kohë të gjatë, njerëzve u është nevojitur dhëmbi i pjekurisë për përtypje normale. Dhëmbët e tillë fillojnë të shfaqen mes moshës 12 deri 25 vjet, ndërsa gjatë kësaj periudhe disa doktorë rekomandojnë t’i hiqni.
Por, a është kjo e nevojshme?
Fillimisht, këto janë disa shenja që tregojnë se nuk duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:
– Nëse janë të shëndetshëm
– Nëse janë rritur plotësisht
– Nëse janë shfaqur në një zonë të duhur dhe nuk pengojnë në funksionimin normal të dhëmbëve tjerë
– Nëse janë të lehtë për t’i pastruar gjatë higjienës ditore orale
Së dyti, këto janë disa shenja që tregojnë se duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:
– Kur dhëmbët e pjekurisë janë të fshehur dhe nuk mund të rriten. Në këtë rast, ata mund të kontribuojnë në formimin e cistit, i cili mund t’i shkatërrojë rrënjët e dhëmbëve përreth.
– Kur dhëmbët e pjekurisë nuk janë rritur pjesërisht. Vështirësitë që shfaqen me higjienën e tyre dhe, si rezultat i kësaj, një akumulim i madh i baktereve mund të shpie drejt sëmundjeve të ndryshme orale.
– Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për t’u shfaqur dhëmbi, pra rritja e tij rrezikon dëmtimin e dhëmbit afër tij.
– Nëse ndjeni dhimbje në zonën ku shfaqet
– Nëse mishi afër është i infektuar, etj.
Pra, nuk ka asgjë të gabueshme nëse nuk i hiqni dhëmbët e pjekurisë dhe nëse rregullisht e vizitoni dentistin. Në këtë rast, pra vizitimi i dentistit rregullisht, ju mundëson të mësoni rreth ndonjë problemi të mundshëm dhe ta shmangni përmes formave të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel