LAJMI I FUNDIT:

A është i dëmshëm konsumimi i kafesë gjatë shtatzënisë?

A është i dëmshëm konsumimi i kafesë gjatë shtatzënisë?

Kolegji amerikan i mjekëve obstetër dhe i gjinekologëve rekomandon ta kufizoni konsumimin e kafeinës në më pak se 200 miligramë (mg) në ditë.

Kalimi i kësaj sasie mund të jetë gjë e rrezikshme për gratë shtatzëna. Disa studime e kanë ndërlidhur konsumimin e më shumë se 200 miligramëve kafeinë në ditë me një rrezik më të madh të humbjes së bebes dhe me peshë më të ulët të bebes, transmeton Telegrafi.

Ndërsa konsumimi i sasive të mëdha të kafeinës (tetë kafe në ditë) është ndërlidhur me lindje të frytit të vdekur. Më shumë hulumtime duhet të kryhen për t’i konfirmuar këto ndërlidhje, megjithatë është mirë që të qëndroni në anën e kujdesit kur jeni shtatzënë – pra në anën e njerëzve që e shmangin konsumimin e tepërt të kafeinës.

sawada-coffee-latte-1

Gjithashtu keni kujdes për sasinë e kafeinës që gjendet në kafe, pasi që kjo dallon varësisht nga lloji i kafesë dhe mënyrës se si është përgatitur. Kafetë e restaurantit apo të kafeneve mund të kenë 100 deri në 400 miligramë kafeinë në një gotë të vetme.

Nëse veç dëshironi të konsumoni një kafe por jeni të brengosur për sasinë e kafeinës, atëherë zgjidhni kafe latte sepse përmban rreth 75 miligramë kafeinë. Veç kësaj, nga qumështi i kësaj kafe do të fitoni edhe kalcium dhe proteina – vlera ushqyese të cilat janë të nevojshme gjatë shtatzënisë.

Mos harroni të pini shumë ujë gjatë shtatzënisë! /Telegrafi/