0Shares

Qendra nga Mali i Zi, Ersid Luca, ka befasuar të gjithë duke nënshkruar për Pejën. Edhe pse RTV 21-shi edhe Sigkos Bashkimi ishin në negociata me të, pejanët ishin më të shpejtë për të finalizuar transferimin e tij.

“Në mëngjesin e së mërkurës kemi arritur marrëveshje me Lucën, i cili do të qëndrojë në klubin tonë deri në fund të këtij sezoni”.

“Sigurisht se jemi shumë të kënaqur që kemi arritur marrëveshje me të, pasi bëhet fjalë për një basketbollist shumë cilësorë dhe është një lojtar shumë i nevojshëm për skuadrën tonë”, deklaroi kryetari i Pejës, Art Gashi, për Sport.

Ersidi tanimë i ka filluar stërvitjet me skuadrën pejanë./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)