LAJMI I FUNDIT:

Erolld Belegu: “Marigona Residence” respektoi të gjitha procedurat ligjore

Erolld Belegu: “Marigona Residence” respektoi të gjitha procedurat ligjore

Bashkëpronari i “Marigona Residence”, Erolld Belegu, ka sqaruar gjërat që sipas tij me vite janë bërë kundër tyre e që kanë çuar deri te një aktakuzë për Murat Mehën, Kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës.

“Ne jemi munduar me vite t’i sqarojmë gjërat, është bërë vazhdimisht kundër ‘Margiona Residence’, të bankave të ndryshme dërguar qoftë Zyrës Kadastrale të Graçanicës deri tek Zyra e Kryeministrit”, tha Belegu.


“Në bazë të Ligjit për Priviatzim, të gjitha pronat kalojnë në qirambajtje për 99 vjet, që nga fillimi i privizatizimit ka qenë njëjtë. Pronën e kemi blerë në vitin 2007, kemi filluar shitjen e pronave deri në vitin 2014 dhe të gjitha kanë shkuar sipas Agjencionit të Privizatizimit. Në shtator të vitit 2014, është thënë se nuk mund të regjistrohen pronat dhe pritet sqarim nga Agjencioni Kadastral”, tha Belegu, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Blerësit kanë filluar të pyesin se çfarë po ndodh me ‘Marigonën’, kreditë janë ndalur dhe jemi vendosur në pozitë jo të barabartë me subjektet tjera. Ne kemi përdorur të gjitha kanalet ligjore që të arrijmë në një shpjegim të mirëfilltë si në Zyrën Komunale në Graçanicë qoftë në Agjencionin Kadastral”.

Aktakuzë ndaj Murat Mehës
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj Murat Mehës

“Në katër muajt e parë ne nuk kemi marrë asgjë me shkrim, mendimi profesional është dhënë pasi komuna e Graçanicës kanë kërkuar nga Agjencioni Kadastral që ndalesën që e kanë thënë me gojë ta dërgojnë edhe me shkrim. Pas pesë muajsh pas kërkesës sonë dërgohet një mendim profesional”, tha ai.

Belegu ka treguar se nga kjo çështje janë dëmtuar me rreth 5 milionë euro.

“Qëllimi ynë nuk është që dikujt t’i kërkojmë pesë milionë euro, thjesht ka qenë pyetja a jemi të dëmtuar financiarisht. Ne jemi dëmtuar financiarisht dhe plus kësaj shëtitja prej zyres në zyrë, letra ka shkuar deri në Kryeministri dhe asnjë herë nuk kemi marrë sqarim adekuat”, tha ai.

Sot gjatë ditës është ngritur aktakuzë ndaj Murat Mehës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi pretendohet që “Marigona Residence” të ketë humbur rreth pesë milionë euro nga vendimet e Mehës. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori