0Shares

Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula kanë ruajtur gjithmonë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Ata kanë kënduar bashkë në disa duete, ndërsa të shumta janë rastet kur edhe në koncerte rastis që të jenë bashkë.

Ledri, së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri “U harrum”, këngë e cila është pritur mirë nga fansat dhe ka marrë shumë pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Beatrix Ramosaj "çmendet" pas Ledrit (Foto/Video) Beatrix Ramosaj "çmendet" pas Ledrit (Foto/Video)

Në një video që ai ka publikuar së fundmi në InstaStory, reperi shfaqet në një tavolinë bashkë me Ermalin, teksa këndojnë këngën e vjetër rapsodike të “Hajredin Pashës”.

Ndryshe nga zhanri që këndojnë, duket se dyshja ia dalin mjaft mirë që të këndojnë herë pas here për qejf edhe këngë të vjetra.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, Ermali me vite ka kënduar në zhanret Pop, R&B dhe Folk, ndërsa Ledri asnjëherë nuk i është ndarë hip hop-it. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)