LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e famshme Zajmit – e rrënuar nga komunizmi

Xhamia e famshme Zajmit – e rrënuar nga komunizmi

Në dokumentacionin historik, Tirana përmendet së pari në shekullin XV gjatë luftërave të Skënderbeut me pushtuesit osman. Ajo nisi të krijohej pikërisht gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII.

Xhamitë e saj u ndërtuan në pjesët më aktive të qytetit, pranë pazareve, haneve (hoteleve), hamameve (banjat publike), mahallave (lagjeve, zonave të populluara) dhe ndërtimeve të rëndësishme.

Historianë, arkitektë e studiues të shumtë thonë se qyteti i Tiranës u ngrit dhe u ndërtua mbi katër bërthama kryesore. Bërthama e parë e qytetit lindi dhe hodhi shtat së bashku me xhaminë e vjetër të Sulejman Pashës në vitin 1614, në qendër të Tiranës. Bërthama e dytë e qytetit u krijua në fillim të shekullit XVIII, rreth xhamisë së Firës, 600 metra në veriperëndim të xhamisë së parë, në vendin ku sot është shkolla Jeronim De Rada. Bërthama e tretë ndërtohet rreth xhamisë së Zajmit në 1775, në verilindje të xhamisë së vjetër. Bërthama e katërt nis me fillimin e ndërtimit të xhamisë së Et’hem Beut në vitet 1794-1821, e vendosur aty ku ndodhet edhe sot e kësaj dite.

Xhamia e Zajmit u ndërtuar në vitet 1776-77 (1189 hixhri) nga Mehmet bej Zajmi, varri i të cilit ishte pranë xhamisë. Ajo ndodhej në anën e djathtë të rrugës së “ Dibrës, pa arritur tek ndërprerja e saj me rrugën “ Thanas Ziko” (rrugë e cila ka mbajtur emrin Zajmi deri në momentin që xhamia ekzistonte). Regjimi komunist antifetare i atyre viteve, u tregua i pamëshirshëm duke harruar apo duke anashkaluar faktin domethënës së xhamitë ishin një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Tiranës, duke ndërhyrë brutalisht në identitetin e tyre.

Ajo vendosi që edhe Xhamia e Zajmit të prishej (para vitit 1967) për nevoja urbanististike. Zgjerimi i rrugës morri pjesën e oborrit të xhamisë. Ajo funksionojë për një periudhë kohore si biblotekë dhe kopsht, e më vonë në banesë shumëkatëshe në funksion të banorëve të zonës.

Edhe sot po të pyesësh banorët e zonës se ku ndodhet Xhamia e Zajmit ata shumë normalisht të orientojnë drejt vendndodhjes së saj, ku vetëm gjurmë nga xhamia nuk ka. Por ajo nuk është harruar! /Tirona. info/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori