LAJMI I FUNDIT:

Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë

Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë
Turkish President Recep Tayyip Erdogan (R) and his wife Emine Erdogan (L) flash the four-finger "Rabia sign" during a campaign rally of Turkey's president on April 12, 2017 during a 15 July Martyrs meeting and a campaign rally for the "yes" vote in a constitutional referendum in Istanbul. Turks will vote on April 16, 2017 on whether to change the current parliamentary system into an executive presidency. / AFP PHOTO / Ozan KOSE

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, pasi përfundoi fjalimin e tij para gazetarëve, nuk pranoi që këta të dytët të bënin ndonjë pyetje për të.

Dhe këtë, përcjell Telegrafi, Erdogan e bëri me arsyetimin se jashtë po binte shi dhe se ai nuk donte që t’i linte mbështetësit e tij që ta prisnin më gjatë.


“Është duke rënë shi dhe nuk do të doja që njerëzit të prisnin gjatë. Besoj do të kemi raste të tjera kur do të takohemi”, ka thënë Erdogan para gazetarëve.

Ndryshe, në një paraqitje para medieve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka falënderuar popullin turk për siç ka thënë “maturinë e treguar” gjatë votimit në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

“Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Erdogan. /Telegrafi/