LAJMI I FUNDIT:

Erdogan, ministrit të Jashtëm gjerman: Kush je ti e sa vjet i ki?

Erdogan, ministrit të Jashtëm gjerman: Kush je ti e sa vjet i ki?
Turkey's President Tayyip Erdogan makes a speech during the opening ceremony of newly built Yavuz Sultan Selim bridge, the third bridge over the Bosphorus linking the city's European and Asian sides in Istanbul, Turkey, August 26, 2016. REUTERS/Murad Sezer

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka një porosi për shefin e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel.

“Ai nuk e di kufijtë e tij! Kush je ti të flasësh për presidentin e Turqisë?”, ka thënë Erdogan, pasi Gabriel e kritikoi ashpër për shkak të përzierjes në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, teksa u ka kërkuar turqve të Gjermanisë të mos votojnë për kancelaren Angela Merkel dhe dy partitë në pushtet, transmeton Telegrafi.


Gabriel e ka kritikuar këtë deklaratë të Erdoganit duke e quajtur akt të paprecedent të përzierjes në punët e shtetit Gjerman.

“Ai po do të na mësojë… Qe sa kohë je në politikë? Sa vjet i ke”, ka reaguar Erdogan. “Nuk është me rëndësi a na i hap dyert Gjermania ose jo. Kemi mjaftë dyer”! /Telegrafi/