LAJMI I FUNDIT:

Erdogan, akuza për spiunazh: Gjermani Steudtner kishte planifikuar kryengritje

Erdogan, akuza për spiunazh: Gjermani Steudtner kishte planifikuar kryengritje

Turqia vazhdon linjën e saj të ashpër me Berlinin, derisa gati tre javë pas arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner, presidenti Erdogan akuzon ngre akuza për spiunazh ndaj qeverisë gjermane.

Në fjalimin e mbajtur në Parlament, kreu i shtetit turk u shpreh ndër të tjera, se Steudtner kishte planifikuar një kryengritje në Turqi dhe se prangosjen e ka hak.

“Kritikohemi se jemi duke shkaktuar një krizë diplomatike kur në fakt, në Turqi po arrestohen njerëz për aktivitet spiunazhi”, deklaroi Erdogan.

Ekzekutivi gjerman, shtoi ai, ia ka refuzuar ministrave turq daljet publike në Gjermani, por “ama agjentët e tij mblidhen nëpër hotele dhe përçajnë vendin tim”.

Akuza kryesore e Ankarasë ndaj Berlinit është se mbron militantët kurdë dhe të majtët si dhe personat që kanë qenë të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit.

Erdogan shfaqet sfidues dhe deklaratave se ndalimi i aktivistit gjerman mund t’i sjellë Turqisë sanksione, i përgjigjet duke thënë se vendi i tij nuk lejon të frikësohet përmes bllokadave tregtare.

Gjermania, sipas presidentit turk, duhet të marrë parasysh që edhe vetë do të paguajë një çmim të lartë.

Steudtner dhe kolegu i tij suedez Ali Gharavi drejtonin së bashku një “workshop” disa ditor për aktivistët e të drejtave të njeriut në afërsi të Stambollit kur papritur ne 5 korrik, policia ndërhyri dhe i arrestoi të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë drejtoren e degës së Amnesty International për Turqinë, Idil Eser.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori