LAJMI I FUNDIT:

Erblin Xërxa: Vetëm me edukim dhe me investim të vazhdueshëm në vetveten mund të bëheni frizer i mirë

Erblin Xërxa: Vetëm me edukim dhe me investim të vazhdueshëm në vetveten mund të bëheni frizer i mirë

Erblin Xërxa është frizer i njohur dhe i suksesshëm, i cili në punën e vet bashkon entuziazmin, kënaqësinë dhe profesionalizmin. Në koleksionet e tij vërehet qasja avangarde në prerje edhe kur ai krijon frizura për femra të kohës së ardhshme.

Tri fjalë e përshkruajnë më së miri qëndrimin e tij ndaj flokëve: profesionalizmi, entuziazmi dhe kreativiteti.


Si ka arritur sukses kaq i ri, çka u rekomandon të rinjve në kërkim të karrierës në botën e frizurave dhe çfarë këshilla ka për të gjithë ne të cilët dëshirojmë të kemi flokë të shëndetshëm dhe të bukur, do të mësoni nga Erblini në këtë intervistë!

Çfarë ka dalë në plan të parë këtë vit kur është fjala për frizurat, çfarë u propozoni më së shpeshti klientëve tuaj kur ju lënë ju të vendosni?

Trendet janë të shumta, por tashmë dominojnë – klasike të valëzuara lehtë, të hequra nga fytyra dhe në dukje sikur të lagura; të kapura në mënyra më të çrregullta të mundshme, e jo me dredha të definuara; të kapura në mënyrën sa më fine, pastër, e me fare pak volum.

Klientët a mund të përcjellin dhe të përballen me trendët botërorë? A keni probleme edhe me klasiken akoma të preferuar?

Klasikja e preferuar në disa forma gjithashtu mund të quhet “frizurë e përhershme”. Ekzistojnë forma të caktuara të cilat i kanë bërë ballë kohës dhe gjithmonë kanë qenë në trend. Ne si Studio, gjithmonë e preferojmë natyralitetin dhe thjeshtësinë dhe kjo gjithashtu është shumë e pëlqyer nga ana e klientëve. Sa u përket trendëve botërorë, ata në vend të parë i sjellin frizerët dhe i plasojnë te klientët e tyre, të cilët me shumë kënaqësi i pranojnë.

Çka mendoni, cili është faktori vendimtar për një person të ri të interesuar që të bëhet frizer i mirë?

Faktori vendimtar në zgjedhje është dashuria ndaj punës e cila ofron mundësinë e avancimit dhe të perfeksionimit të vazhdueshëm, si edhe shprehja kreative. Gjithashtu është shumë me rëndësi, “udhëtimi” shumë i shkurtër nga shkollimi deri te pavarësimi në kuptimin profesional.

Si të lindi dëshira të merresh me këtë punë, kur keni zbuluar talentin dhe kur keni filluar të merreni më seriozisht me punën e frizerit?

Fillimet e mia janë që nga fëmijëria e hershme; inspirimin dhe kreativitetin, shpeshherë e shfaqja tek nëna ime dhe kisha shumë pakënaqësi me frizerët që m’i prenin flokët. Kjo më nxiste nervozizëm të madh, ndaj më shtyu që të bëhem një frizer, i cili do të dëgjonte me shumë kujdes kërkesat e klientit dhe që do ta bënte këtë punë me dashuri e pasion. Kështu më është shfaqur nevoja për shprehjen personale nëpërmjet formësimit të flokëve, të cilat fillova ta realizoja nëpërmjet edukimit dhe përkrahjes së parezervë nga familja ime.

Cilat produkte preferoni kur është fjala për flokët?

Trajtimin e flokut e bëjmë me shumë produkte të bimëve natyrale aziatike, por njëra prej tyre është seanca dy herë në muaj, e cila zgjat 40 minuta trajtim të flokut.

Çfarë trajtimesh të përmirësimit të flokëve ofroni në sallonin tuaj?

Në sallonin tonë kjo varet nga tipi i flokëve dhe lëkura e kokës dhe problemet eventuale. Merremi me secilin klient veç e veç, duke u konsultuar gjatë dhe në mënyrë të hollësishme, andaj klientit të tillë i rekomandojmë preparatin konkret. Njëkohësisht përcjellim standardet botërore me një qasje serioze teknologjike.

Çka u rekomandoni klientëve të cilët dëshirojnë ndryshim drastik të frizurës?

Tani njerëzit shpesh vijnë të përgatitur, qoftë kur është fjala për dukjen, apo mbase për diçka tjetër. Për mua dukja është mënyra më e këndshme, sepse për njerëzit të cilët dinë t’i shfaqin dëshirat e veta, është zgjidhja ideale për t’i arritur rezultatet e dëshiruara. Natyrisht, aty janë frizerët ata të cilët i pranojnë apo jo ato për shkaqe të ndryshme, duke ua shpjeguar shkencërisht përse ato ide janë të mira apo mbase nuk janë të mira. Poashtu, atyre që dëshirojnë ndryshim drastik, ju sugjeroj që të përgatiten psikikisht dhe ta mendojnë mirë atë ndryshim se si do të dalë dhe të hulumtojnë disa foto në internet, përafërsisht me tiparet e tyre, të shikojnë nëse dikush tjetër i ka të tilla dhe si duken, por edhe gjithnjë me konsultën time dhe të frizerit të tyre, si për ngjyrë ashtu edhe për prerjen.

Si e bëni stilimin midis kreativitetit vetjak dhe respektimit të dëshirave të klientëve?

Klientët zakonisht tek unë vijnë me besim të plotë dhe më lejojnë që të shfaq kreativitetin tim, mirëpo gjithashtu edhe i përkrah, në rend të parë, edhe dëshirat e tyre, dhe pastaj ua shfaq sugjerimet e mia të cilat klientët më së shpeshti i pranojnë.

Si është të punosh me persona të njohur dhe çfarë kërkon puna e tillë nga frizeri?

Ndiej kënaqësi duke punuar me persona të famshëm, sepse ata zakonisht janë njerëz të thjeshtë të cilët bëjnë punën e tyre dhe njëherësh vlerësojnë angazhimin tim.

Çka është ajo që frizerin e bën vërtet të suksesshëm?

Para së gjithash, duhet të jetë çiltërsia ndaj dijes dhe të mësuarit, ushtrime të shumta, edukim të vazhdueshëm, qasje të përgjegjshme ndaj punës dhe profesionalizmi.

Cilat janë ato lajthitje të zakonshme në profesionin e frizerit që ju pengojnë më së shumti?

Më së shumti më pengon mungesa e kohës dhe, ajo që shumica mendojnë se frizer mund të bëhesh brenda natës. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa edukim dhe punë të mundimshme bëjnë frizerët.

Çka ju inspiron derisa dikujt ia rregulloni frizurën?

Te disa njerëz për stilimin e flokëve më inspiron pamja, energjia e brendshme, pozitiviteti e shumë të tjera.

A mund të definoni filozofinë tuaj të punës, d.m.th., çka bëni në mënyrë që secilit klient në çdo moment t’i ofroni më të mirën?

Klientët janë pasuria jonë më e madhe dhe prandaj duhet joshur dhe duhet treguar kujdes të veçantë ndaj tyre. Konsideroj që është me rëndësi që të gjithë të punësuarit të kuptojnë filozofinë e punës, të besojnë në të dhe të punojnë sipas parimeve dhe rregullave të njëjta profesionale.

Të gjitha sallonet dëshirojnë të kenë klientë të kënaqur të cilët vijnë edhe herëve të tjera, si e arrini ju këtë?

Unë konsideroj që është i mirë ai frizer, klientët e të cilit janë të kënaqur. Të punosh me klientë njëkohësisht është edhe përgjegjësi shumë e madhe, por edhe shumë më e bukur se çdo gjë. Nëse dëshiron të arrish sukses, duhet patjetër në atë punë të japësh një pjesë të vetes.

Dhe, për fund, çka do t’i këshillonit frizerët e rinj se si t’i realizojnë qëllimet e tyre dhe të avancojnë afarizmin?

Këshilla ime është që të jenë kreativë, inoviativë, të ndjekin trajnimet, trendet botërore dhe që kurrë të mos harrojnë që frizerët mësojnë gjatë gjithë jetës. Mendoj që të gjithë bashkë duhet patjetër të presim ditë më të mira.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Kalo në kategori