LAJMI I FUNDIT:

Epilepsia dhe migrena janë të ndërlidhura gjenetikisht

Epilepsia dhe migrena janë të ndërlidhura gjenetikisht

Në bazë të rezultateve të hulumtimit që ishin publikuar në revistën "Epilepsia", personat të cilët kanë në familjen e tyre që vuan nga epilepsia janë më të rrezikuar të preken nga forma të rënda të migrenës.

Shkencëtarët nga universiteti Kolumbia në Nju-Jork kishin analizuar më shumë se 500 familje, të cilët në familjen tyre të ngushtë kishin dy apo më shumë kushërinj që vuanin nga epilepsia. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se të njëjtat gjene shkaktojnë edhe epilepsinë edhe migrenën.

Shkencëtarët shpresojnë se një zbulim si ky mundëson krijimin e terapive të reja më efektive. Disa hulumtime të hershme kishin treguar se personat të cilët vuajnë nga epilepsia janë shumë të rrezikuar që të preken edhe nga migrena, por se nuk ishte ditur nëse shkaktari ishte gjenetik apo jo.


Ky hulumtim ka vërtetuar se personat që në gjirin e vet familjar kanë dy e më shumë persona të prekur nga epilepsia për dy herë më shumë janë të rrezikuar se do të preken nga forma të rënda të migrenës në krahasim me personat e tjerë.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori