LAJMI I FUNDIT:

Enrique dëshiron top katërshin me Liverpoolin

Enrique dëshiron top katërshin me Liverpoolin

Jose Enrique është i bindur se Liverpooli mund të përfundojë në top katërsh këtë sezon.

Redsat janë katër pikë prapa rivalit lokal, Evertonit, që aktualisht pushton pozitën e katërt dhe kanë mundësi ta ngushtojnë edhe më shumë këtë diferencë deri në fund të vitit.

“Ne kemi edhe shumë, shumë ndeshje. Ne duhet të mendojmë se mund të arrijmë atje. Ne kemi mposhtur ekipe të mira këtë sezon. Edhe ekipet në kulm të tyre kanë humbur ndeshje, andaj mendoj se ne kemi një shans”.


“Ne jemi katër pikë prapa vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe keni një shans të madh të jemi aty në janar”.

“Ne duhet ta marrim atë hap pas hapi. Ne tash kemi dy ndeshje në shtëpi (kundër Villa dhe Fulham) dhe do të përpiqemi t’i fitojmë ata. Pastaj nëse mund të sjellim disa lojtarë në afatin kalimtar, ndoshta mund të bëjmë diçka”, ka thënë Enrique. /telegrafi/