LAJMI I FUNDIT:

Engel: Programi i MCC do ta ndihmojë Kosovën për sektor energjetik të sigurt dhe qeveri më të përgjegjshme

Engel: Programi i MCC do ta ndihmojë Kosovën për sektor energjetik të sigurt dhe qeveri më të përgjegjshme
-->

Kongresmeni Eliot Engel, anëtar i Lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan në një deklaratë për media ka thënë se programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurt të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme.

“Sot, Bordi i Drejtorëve të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit ka votuar të siguron Republikën e Kosovës për një program Thrashold në vlerë prej 49 milionë dollarë. I ofroj urime të përzemërta Kosovës dhe falënderoj Bordin e MCC dhe stafin e saj për prodhimin e përbashkët të kësaj marrëveshje të përbashkët”.

Sipas tij, programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurt të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme.
“Duke përforcuar investimet në sektorin energjetik, populli i Kosovës do të siguron burime të reja të rrymës, dhe nëpërmjet transparencës një qeverisje më të përgjegjshme”, tha kongresmeni.

“Kam punuar shumë që Kosova të përfiton nga programet e MCC që nga pavarësia e Kosovës më 2008 dhe jam i lumtur që kjo sot dha fryte. Dëshiroj posaçërisht t’i falënderoj dy persona sot puna e të cilëve e ka mundësuar këtë lajm, përfshi Koordinatorin Nacional për Zhvillimin e Programit Threshold Petrit Selimin i cili e ka zhvilluar programin shpejt dhe me sukses ashtu që Bordi të vendos sot për këtë shumë dhe Andrew Rusell nga UNDP që ka ndihmuar në prodhimin e të dhënave që Kosova ka pasur nevojë të kualifikohet për grantin e MCC ”, ka thënë Kongresmeni Eliot Engel, anëtar i Lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan. /Telegrafi/