Nga ato mund të konsumoni diçka të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi.
ikePa marrë parasysh se a shërbehet ushqimi në to në restorante të ushqimit të shpejtë apo nga to hani në piknik, duhet ta dini që enët plastike janë të rrezikshme për shëndetin e veshkave.
Në fakt, nga ato mund të hani ndonjë gjë të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi, sepse ekspertët nga Tajlanda kanë vërtetuar se temperaturat e larta e rrisin sasinë e melamines, së cilës i ekspozohet organizmi i njeriut, ndërsa kjo rritë rrezikun nga krijimi i gurëve në veshka.
Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i studimit, Chi-Fang Wu, duke thënë se “enët nga plastika lirojnë sasi të madhe të melamines kur në to shërbehet ushqimi i ngrohtë”.
Në studim kanë marrë pjesë dy grupe njerëzish. Njëri ka ngrënë supë nga pjatat qeramike, ndërsa tjetri nga enët plastike, transmeton Telegrafi.
Niveli i melaninës në urinë pas 12 orësh ka qenë 8/35 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët plastike, ndërsa 1,3 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët qeramike.
Enët plastike duhen ruajtur dhe nga gërryerja ashtu si nga nxehtësia. Nëse enët plastike gërryhen rritet dhe rreziku i mbledhjes së mikrobeve.
Këtu nuk flitet për pjatat plastike që përdoren vetëm njëherë, por për ato enë plastike të cilat përdoren shpesh herë.
Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim.
Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet.
Si kuptohet plastika cilësore?
Llojet e plastikës klasifikohen në mes numrave një deri në shtatë, kur duam të blejmë enë plastike duhet të shohim numrat e shkruar nën enë. Ata enë që kanë të shkruar numrat 3, 6,dhe 7 janë të dëmshme dhe nuk duhet t’i përdorim.
Nëse nën enë nuk ka asnjë numër – siç ndodh në materialet e shitura tek ne – është edhe më keq!
Prandaj është e rëndësishme brenda mundësive që kemi të marrim produkte cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia