LAJMI I FUNDIT:

ËNDËRRONI GJËRA TË BUKURA! Përse është më mirë të flini në krahun e majtë?

ËNDËRRONI GJËRA TË BUKURA! Përse është më mirë të flini në krahun e majtë?
-->

A keni menduar ndonjëherë që ana e trupit në të cilën flini ka ndikim të caktuar në shëndetin tuaj? Pikërisht është kështu.

Nëse mund t’u besoni disa studimeve, pozita më e mirë për shëndetin është në krahun e majtë, transmeton Telegrafi.

Janë këto 6 arsye përse është mirë të flini në anën e majtë:

1. Përmirëson funksionin e sistemit limfatik

Sistemi limfatik ka rolin kyç në trupin tonë, sepse eliminon nga organizmi mbetjet dhe toksinat. Ekspertët thonë që gjëndra më e madhe e sistemit limfatik gjendet pikërisht në anën e majtë të trupit, ndërkaq kur flini në atë krah, mbetjet nga trupi nxirren në mënyrë efikase.

Gjithashtu, sistemi limfatik është i ngarkuar për transportin e yndyrës, proteinave dhe materieve të tjera të rëndësishme për organizmin tonë, ndërkaq shtrirja në anën e majtë të trupit u mundëson këtyre materieve ushqyese që më shpejtë të arrijnë deri te qelizat.

2. Shpretka punon më mirë punën e vet

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe gjendet në anën e majtë të trupit. Kur flini në anën e majtë, shpretka juaj punon në mënyrën më efikase.

Arsyeja kryesore për këtë është gravitacioni, i cili nxit qarkullimin e gjakut në shpretkë dhe kështu mundëson që të filtrohen shpejt papastërtitë.

3. Nxit eliminimin e drejtë të mbetjeve të materieve

Bashkimi midis zorrës së hollë dhe zorrës së trashë gjendet në anën e majtë të trupit, prandaj si edhe tek shpretka, gravitacioni ndihmon në punën e tyre.

Prandaj fjetja në anën e majtë të trupit lehtëson transportin e mbetjeve nga zorra e hollë në zorrën e trashë. Në këtë mënyrë e gjitha që duhet të nxirret nga organizmi nëpërmjet zorrës së trashë, do të nxirret më shpejt.

4. Mund të zvogëlojë intensitetin e djegësirës natën

Nëse keni probleme të shpeshta me djegësirën, atëherë do të jetë mirë që të bëni shprehi të flini në anën e majtë. Në atë pozitë lukthi juaj do të jetë i vendosur nën lakun e zemrës, muskulit unazor i cili gjendet midis ezofagut dhe lukthit, ndërkaq detyrë tij është të ndalë kthimin e përmbajtjes nga lukthi në ezofag.

5. I ndihmon mëlçisë që të mos jetë e stërngarkuar

Meqenëse mëlçia gjendet në anën e djathtë të trupit, kur shtriheni në anën e djathtë mund t’i krijohet presion atij organi. Prandaj, nëse flini në anën e majtë, mëlçia nuk do të jetë e stërngarkuar me toksina dhe me materie të tjera të dëmshme.

6. Është mirë për zemrën tuaj

Ana e majtë e zemrës pranon gjakun nga mushkëritë dhe e pompon tutje në trup. Pikërisht për këtë, fjetja në anën e majtë mund t’i ndihmojë zemrës që të bëjë punën e vet më lehtë dhe në mënyrën më efektive, shkruan BrightSide. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori