LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë fjalë nga LSDM-ja për Platformën shqiptare

Ende asnjë fjalë nga LSDM-ja për Platformën shqiptare

LSDM-ja vazhdon të heshtë lidhur me kushtet e partive shqiptare dhe Platformën e përbashkët. Partia e dytë me numër më të madh të mandateve, sot nuk deshi të komentojë as ndryshimin e qëndrimeve të BDI-së dhe reduktimin e çështjeve për të cilat partia e Ahmetit nuk pranon të negociojë me cilëndo parti nga blloku maqedonas për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Socialdemokratët mbeten në qëndrimin se ata nuk janë mandatarë dhe nuk mund të komentojnë asnjë veprim të partive të tjera. Megjithatë nënshkruesve të deklaratës së përbashkët nuk u ka tërhequr vëmendje mos përfshirja e disa pikave të kësaj platforme në mesin e çështjeve për të cilat nuk negocion BDI. Sipas Lëvizjes Besa deklarata e përbashkët nuk është shkelur, ndërsa nuk përjashtohet që e njëjta të shkelet pas marrëveshjes që BDI dhe OBRM mund të arrijnë marrëveshje për qeverinë e re.


”Ajo që bën përshtypje në këtë vendim është fakti që nuk është përmendur askund deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni. Megjithatë nuk do të paragjykojmë në këtë kohë dhe do të shohim se si do të ecin punët tutje. Nuk do të kisha thënë se është shkelur platforma. Mbase mund të përmendet në marrëveshjen qeveritare që ata do ta lidhin me OBRM-në. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim” – tha për Alsat-M, Zeqirja Ibrahimi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët duke mos komentuar veprimin e BDI-së dhe anashkalimin e pikave nga Platforma e përbashkët, thanë shkurt se deklarata është bazament për fillimin e negociatave me bllokun politik maqedonas.

”Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë konsekuente në qëndrimet e saj. Deklarata e përbashkët e partive shqiptare për ne si Aleancë është një bazament për fillimin e negociatave me bllokun politik maqedonas” – bëjnë me dije nga Aleanca për Shqiptarët.

PDSH e cila deri më tani nuk ka komentuar deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, nuk komentuan as ndryshimin e qëndrimeve të BDI-së. Platforma e përbashkët e partive shqiptare e nënshkruar pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, përfshin pika të cilat BDI ditë më parë nuk i vuri në listën e cështjeve për të cilat nuk do të negociohet. Platforma përfshin buxhetin e barabartë, arritjen e barazisë ekonomike dhe mirëqenies shoqërore dhe mbi gjitha zbardhjen e plotë të proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori