LAJMI I FUNDIT:

Emrat më të shpeshtë që zgjedhin shqiptarët për fëmijët e tyre

Emrat më të shpeshtë që zgjedhin shqiptarët për fëmijët e tyre

Lista e emrave më popullorë të fëmijëve të lindur në vitin 2014 tregon se emrat po modernizohen, ndërsa shqiptarët pranojnë se ata vetë janë në kërkim të emrave të rinj dhe të kohës.

“Emrin e djalit e pashë në ëndërr dhe vendosa që do t’ia vija Uesli” tregon për “BIRN” Esmeralda Sula, e bërë mama për herë të parë në tetor të këtij viti. “Familja e respektoi vendimin tim për këtë emër pa bërë asnjë sugjerim tradicional, sepse ata e dinin që isha në kërkim të një emri modern”, shtoi ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220).


Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).

INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme.

Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.

“Zgjodhëm së bashku me motrën një emër ‘të huaj’ sepse na pëlqeu më tepër, por nuk është se kemi gjë kundra emrave shqiptarë,” tha për BIRN, Oneda Gega nga Durrësi.

Gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije dhe frymëzimi që ai shkaktoi te një mama për herë të parë bëri që kjo e fundit ta harrojë traditën dhe të mbështetet më së shumti te domethënia që emri duhej të përmbante.

“Të gjithë emocionin që përjetova nga shtatzënia me vajzën doja të gjeja mënyrën ta shprehja në një emër. Kështu, vendosa ta quaj vajzën Aelia Stefanel sepse i shkonte më për shtat perceptimit tim për potencialin e madh të saj në të ardhmen” tha për BIRN Aleksanda Mone, një studente e artit.

“Në vend që t’i ngjisnim vajzës një emër tradicional që nuk do të kishte shumë kuptim për ne, zgjodhëm emrin Aelia, sepse do të thotë “kurorë dielli”. “Nëse unë do të kisha parë në ëndërr një emër shqiptar, nuk mendoj se do t’ia kisha vënë djalit. Ka ikuar ajo kohë,” përfundon Esmeralda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori