LAJMI I FUNDIT:

Emocionuese: Heronjtë e mbijetuar të Chapecoenses çojnë lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’ në stadiumin e tyre të mbushur me tifozë (Foto)

Emocionuese: Heronjtë e mbijetuar të Chapecoenses çojnë lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’ në stadiumin e tyre të mbushur me tifozë (Foto)

Tre futbollistët e mbijetuar të skuadrës braziliane, Chapecoense, kanë ngritur lartë mes lotëve trofeun e ‘Copa Sudamericana’.

Fundi i vitit 2016 ishte i kobshëm për futbollin botëror, pasi skuadra braziliane gjatë udhëtimit të saj për të luajtur finalen e klubeve për Kupën e Amerikës Jugore ndaj Nacionalit pësoi një tragjedi ajrore, ku thuajse e gjitha skuadra dhe stafi vdiqën, përveç tre futbollistëve, shkruan Telegrafi.


Rikthimi i Netos, Ruschelit e Follmannit në stadiumin ‘Arena Conda’ të Chapecoenses

Janë ata Helio Neto, Jackson Follmann dhe Alan Ruschel të cilët i mbijetuan tragjedisë ajrore dhe u kthyen në stadiumin e klubit, Arena Conda, ku mes lotësh e dhimbjesh ngritën lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’.

Shumë dhimbje e lot nga futbollistët që humbën bashkëlojtarët e stafin e skuadrës

Ngritjen e trofeut, të cilin ia dhuroi pa lojë skuadra e Nacionalit, u bë në prani të gjithë stadiumit të mbushur, pasi kishin organizuar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën tjetër braziliane, Palmerias.

Stadiumi i mbushur me tifozë që kishin ardhur të nderojnë heronjtë e tyre

Në këtë ndeshje, e gjithë skuadra ishte e re, ku shënuan edhe një gol ndaj Palmeirasit, duke filluar kështu një epokë tjetër për Chapecoensen, me shpresën dhe lutjet që tani e tutje jeta t’ju sjell vetëm të mira dhe gëzim.

Skuadra e re e Chapecoenses

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së trofeut ishin edhe familjarët e futbollistëve që humbën jetën në aksident, teksa brenda stadiumin nuk mundeshin t’i ndalnin lotët. /Telegrafi/

Gratë dhe familjarët e disa nga futbollistëve të vdekur në aksidentin ajror

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori