LAJMI I FUNDIT:

Elmedina e vogël dhe lufta e saj për shërim: E harruar nga shteti, por jo edhe nga vullnetmirët (Foto)

Elmedina e vogël dhe lufta e saj për shërim: E harruar nga shteti, por jo edhe nga vullnetmirët (Foto)

Familja dhjetë-anëtarëshe Bellopoja nga fshati Reznik i Komunës së Vushtrrisë, vazhdon të jetojë në shtëpinë tri dhomëshe. Por, ky nuk është halli i vetëm i kësaj familje.

Elmedina 14-vjeçare, qysh kur lindi u përball më probleme shëndetësore. Gjendje e saj bëhet edhe më e vështirë pasi për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, nuk arrin të sigurojë barnat e nevojshme.

“Për momentin gjendjen e ka tash pak ma mirë, por duhet me kontrolle çdo te katërtën ditë. Çdo dy javë 25-30 euro barna i blej”, thotë babai i saj, Muhamet, teksa flet për veshkat që mundojnë të bijën.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka marrë ndihmë nga shteti e se ndihmën më të madhe e ka pasur nga bashkëfshatarët.

“Na kanë ndihmuar shumë, sidomos prej diasporës. Na kanë ndihmuar me diku 22 mijë euro për këtë shërim që e patëm në Turqi, Zoti i shpërbleftë. Krejt dokumentet janë në Ministri, po kurrë as thirr nuk kanë. As Komuna hiç”, thotë ai.

Elmedina që një vit ka ndërprerë edhe shkollimin. Dëshira e saj e vetme është që të kthehet në bankat shkollore dhe të vijojë mësimet si të gjithë bashkëmoshatarët. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori