LAJMI I FUNDIT:

Elena Lluka ka krijuar koleksion të ri të fustaneve të nusërisë për pranverë-verë 2017

Elena Lluka ka krijuar koleksion të ri të fustaneve të nusërisë për pranverë-verë 2017

Koleksioni i ri i brendit vendor për fustane të nusërisë Elena Lluka përmban karakter, sensibilitet dhe identitet për çdo grua.

Kjo shtëpi е modës në vazhdimësi ka krijuar linja për kërkesa të veçant për fustane të nusërisë që njihen për luks dhe origjinalitet.

Për sezonin pranverë-verë të këtij viti, Elena Lluka ka krijuar koleksion të ri të fustaneve të nusërisë ku është ruajtur origjinaliteti gjatë punës.

”Çdo herë kujdesemi që të ruajm parimet dhe origjinalitetin gjatë dizajnimit të fustaneve të nusërisë. Çdo herë zgjedhim kualitetin më të lartë të materialit që mund të ekzistojë, ndërsa karakterin e fustanit e bëjmë që të ngjajë me karakterin e nuses. Krejt këtë e bëjmë me dorë, që është shenjë njohëse për punën tonë deri tani. Krejt këtë e bëjmë që të sjellim një dashuri gjatë punës për ditën më të lumtur të gruas.” thotë Elena Pandeva, pronare dhe menaxhuese e kësaj shtëpie të modës.

Procesi i qepjes së një fustani fillon nga zgjedhja e materialit, mendimi i konceptit, definim i origjinalitetit dhe formave dhe pjesa e përfundimit që bëhet me shumë dashuri.

”Koleksioni i ri për këto dy sezona është tregim në vete ku me precizitet janë definuar dizajnet, ashtu si i takon brendit tonë. Nuseve që do të duan të veshen tek ne për ditën më të lumtur do të ju ofrojmë edicione të reja dhe shumë fustane romantike. Përveç biserave në fustane ne gjithashtu përdorim tantela dhe gur zbukurues, nëpërmjet të cilave formohet një bukuri e pa parë deri më tani” thotë gjithashtu Elena Pandeva, pronare dhe menaxhuese e kësaj shtëpie të modës.

Koleksioni i ri është prezentuar në Panairin e fustaneve të nusërisë në Shkup, nga 17-19 në Alexandre Palace.

”Edhe këtë vit brendi Elena Lluka ka vazhduar ka marr pjesë në Panairin për fustana të nusërisë ku kemi pasur vend për ekspozitë të fustaneve dhe për të biseduar me gratë e interesuara. Në këtë panair kishte lirime speciale për të pranishmit.” tha mes tjerash Pandeva.

Me fustanat e rij të bëra nga Elena Lluka janë promovuar me një set të ri nga ish-Miss Serbia, Anja Sharanoviq dhe modelja nga Maqedonia Sandra Cvetkova.

Të gjithë modelet e Elena Lluka mund t’i gjeni në duqanet e këtij brendi në Shkup dhe Strumicë. /Telegrafi/