LAJMI I FUNDIT:

Elbasanasi: Djali më vdiq nga i ftohti, më ndihmoni të kem çati mbi kokë (Video)

Elbasanasi: Djali më vdiq nga i ftohti, më ndihmoni të kem çati mbi kokë (Video)

Maksim Beqiraj është një ish-minator që prej tre vitesh ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia ku jetoi për disa dekada, u shemb për shkak të amortizimit.

“Kam tre vjet që mu shemb shtëpia dhe kam kërkuar në të gjitha organet kompetente të Bashkisë, por nuk më kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Tani me temperatura -10 gradë po jetoj këtu. Mbrëmë nuk po duroja dot, mora Policinë në telefon, erdhën më morën dhe më çuan në spital. E kalova natën aty, se nuk mund të duroja dot. Gruaja ka shkuar te njerëzit e vet. Ku të flejë këtu. Kjo është situata”, rrëfen ish-minatori.


I sëmurë kronik dhe i pashpresë, ish-minatori tregon që moti i acartë vitin e kaluar i rrëmbeu edhe të birin 29-vjeçar. I mbetur pa banesë, pa familje dhe i zhytur në dëshpërim, ish-minatori bën thirrje që dikush të kujtohet për të.

“Kam kaluar dy herë, parainfarkt, dhe nuk mundem ta përballoj. 85 mijë lekë të vjetra marr pension. Më datën 16 tetor flija me djalin këtu, nga një plevitë e rëndë që mori, ujë në mushkëri, vdiq. Nuk kërkoj asgjë tjetër, se shtëpinë që kam patur është këtu prapa, është shembur. Kërkoj vetëm katër kolona dhe një soletë të më bëjnë. Asgjë tjetër nuk kërkoj”, thotë 67-vjeçari Maksim Beqiraj. /News 24/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori