0Shares

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, është shprehur shumë i kënaqur me debutimin e Mario Balotellit, i cili shënoi dy gola në fitoren ndaj Udineses.

Balotelli shënoi dy gola dhe partneri i tij në sulm është shprehur optimist për të ardhmen e tyre në San Siro.

“Mario është lojtar i madh, i cili ju lehtëson punët dhe është kënaqësi të luash me të. Kombëtarja? Është emocion i bukur që të jesh startues me Marion te Milani dhe shpresoj se mund ta bëjmë këtë edhe në kombëtare”, ka thënë sulmuesi i Milanit.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)