LAJMI I FUNDIT:

A ekziston VARËSIA nga SEKSI? Shenjat, simptomat dhe trajtimi për këtë çrregullim seksual

A ekziston VARËSIA nga SEKSI? Shenjat, simptomat dhe trajtimi për këtë çrregullim seksual

Varësia nga seksi – shumë njerëz kanë dëgjuar për të, por a është në të vërtetë një çrregullim?

Përderisa shumica e njerëzve nuk pajtohen se varësia nga seksi është çrregullim i vërtetë, të tjerët e thonë të kundërtën – duke shtuar se kjo mund ta udhëheqë jetën e shumë njerëzve, transmeton Telegrafi.


Përderisa shumë thonë se kjo varësi nuk është varësi kimike – si alkooli dhe heroina – mund të thuhet se kjo është “varësi e procesit” – si kumari.

Në anën tjetër, mund të thuhet se edhe është e njëjtë me varësinë nga droga – kjo për shkak të substancave të fuqishme kimike të cilat lirohen gjatë seksit.

nintchdbpict000270504880

Çfarë në të vërtetë është varësia nga seksi?

Shërbimi për këshilla të lidhjeve Relate e ka përshkruar varësinë nga seksi si çdo aktivitet tjetër seksual që bën të ndjeheni sikurse jeni jashtë kontrolle.

Kjo do të thotë se varësia nga seksi e mbulon çdo gjë, duke filluar nga seksi me një partneri, e deri te aktivitetet si shikimi i filmave pornografikë, masturbimi apo vizitimi i prostitutave.

Cilat janë shenjat?

Është e pamundur të dini nëse dikush është i varur nga droga pa ndonjë trajtim të tërësishëm me një terapist seksi, megjithatë shenjat paralajmëruese mund të përfshijnë izolimin, fshehtësinë, shmangien e çifteve, familjes dhe përgjegjësitë sociale.

Shenja të varësisë nga seksi mund të jenë edhe:

– Masturbimi i tepërt

– Aferat e shumta

– Partnerët e shumtë seksual

– Seksi pa përdorimin e prezervativëve

– Vizitimi i prostitutave etj.

nintchdbpict000277952179

Cilat janë simptomat?

Personat e varur nga seksi e kanë të vështirë t’i kontrollojnë ndjenjat dhe veprimet seksuale – pavarësisht problemeve që këto ua shkaktojnë në lidhjet që i kanë, në financa dhe në jetën e punës.

Këta persona gjithashtu janë të depresuar, të shqetësuar, ndjejnë lodhje dhe disa tjerë mund të vërejnë edhe ndryshime në jetën seksuale.

Si trajtohet kjo sëmundje?

Çdo njeri që brengoset se mund të jetë duke vuajtur nga varësia e seksit – ose nëse mendojnë se ndonjë i afërm i tyre mund të jetë duke vuajtur nga varësia e seksit – duhet të drejtohet tek doktori për ndihmë dhe këshilla të mëtutjeshme.

Gjithashtu, nëse partneri juaj vuan nga kjo sëmundje, atëherë është mirë t’i qëndroni pranë dhe ta mbështetni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori